Një çift ka rrëfyer ngjarjen e tyre tragjike pas vdekjes së fëmijës në krahët e tyre 6 ditë pas lindjes.
“Kjo është një tragjedi që kurrë nuk do të mund ta harrojmë”, ka deklaruar nëna.
Kristy Emptage kishte arritur në Spitalin ‘Princess of Wales’, me dhimbje të lindjes, shkruan Mirror, transmeton Gazeta Shneta.
Ujërat e saj kishin shpërthyer rreth orës 20:10, por mamitë zbuluan se zemra e foshnjës nuk është në rregull. Ato vendosën shpejtë që lindja të kryhet me operacion cezarian.
Pak minuta më vonë mjekët kishin nxjerr beben Roman, i cili ishte në gjendje mjaft të rëndë.
Foshnja u transferua menjëherë në kujdesin neonatal, ku iu krye një rezonancë magnetike. Aty u zbulua se nëse foshnjës i hiqen tubat e oksigjenit, atëherë ajo do të ndërroj jetë.
Dy ditë më vonë, bashkë me konzoliumin e mjekëve prindërit ranë dakord për heqjen e tubave të frymëmarrjes në mënyrë që Roman të testohej nëse do të arrinte të merrte frymë vetvetiu.
Por ndodhi më e keqja, djali gjashtë ditësh ndërroi jetë në krahët e prindërve.
Pas tragjedisë u kryen hetime nga autoritetet, ku u zbulua se deri te komplikimi kishte ardhur si pasojë e ankthit të madh që nëna kishte përjetuar.
Ndërsa raporti përfundimtar zbuloi se shkaku rrënjësor i vdekjes së foshnjës, ishte vonesa në kryerjen e operacionit cezarian.
Në këso situata rekomandohet që ndërhyrja të kryhet brenda 9 minutave, ndërsa operacioni në rastin e Roman ishte kryer pas 45 minutave.
“Pozicioni i Roman në barkun e nënës nënkuptonte se ishte e nevojshme të kryhet lindje cezariane, ndërsa vendimi i mjekut për të shtyrë për lindje natyrale, ishte i papranueshëm”, është thënë në raport. /Gazeta Shneta/