“Pasi të jenë testuar këtë javë materialet punuese dhe të vijnë pjesa më e madhe e testeve, ato do të shpërndahen në komunitet,” thotë drejtori i Shëndetit Publik të Anglisë.
Paketat e testit 15-minutëshe për koronavirus do të vihen në dispozicion të publikut britanik brenda ditëve, tha një drejtor i Shëndetit Publik të Anglisë, shkruan Independent.
Mijëra teste do të shiten ose do të dorëzohen nga Amazona (website online) te njerëzit me simptoma që janë duke u izoluar nëpër shtëpitë e tyre menjëherë javën e ardhshme transmeton Gazeta Shneta.
Sekretari i shëndetësisë, Matt Hancock tha që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar bleu miliona testime të martën dhe po porosis miliona të tjerë në ditët në vazhdim.
Testi i antitrupave përfshin marrjen e gjakut nga gishti dhe analizimin në një pajisje që duket si një test shtatzënie.
Ky test do t’i tregojë personit që e përdor atë se a është i prekur nga virusi Covid-19 apo jo.
Testi do të zbulojë praninë e antitrupave IGM, i cili del në fazat e hershme të infeksionit dhe IGG, i cili rritet gjatë përgjigjes së trupit ndaj virusit. /Gazeta Shneta/