Analiza e re që do të tregojë se çfarë sëmundjesh kemi dhe si t’i shmangim

2018-04-06 në ora 20:20

Mjafton të jepet mostra e gjakut dhe pas analizës së ADN, në adresë të shtëpisë vjen ajo çfarë është me rëndësi për shëndetin.

Nëse e jepni mostrën e gjakut, pas analizës së ADN shërbimi shëndetësor do t’ju dërgojë këshillat personale për shëndetin tuaj dhe mënyrën e jetesës. Do t’ju paralajmërojë nëse i keni shanset më të mëdha për ndonjë sëmundje të caktuar dhe do t’ju jep rekomandimet se si ta zvogëloni rrezikun.

Natyrisht, ky lajm nuk vlen për Kosovën. Tregimi vjen nga Estonia, dhe vetëm për dy javë Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi ka pranuar më shumë se 10.000 mostra të njerëzve.

Qëllimi i estonezëve është të minimizohen problemet shëndetësore duke i paralajmëruar me kohë qytetarët për rreziqet e mundshme. Përveç kësaj, do të marrin edhe informata më të mira kur bëhet fjalë për dëmet anësore të barërave. I gjithë projekti do t’i kushtoj shtetit rreth 5,7 milionë euro dhe është i pari i këtij lloji në Evropë.

Modelet e ngjashme ekzistojnë në SHBA, por fjala është për shërbime private, derisa në Britani të Madhe dhe Irlandë të dhënat të cilat mblidhen me analiza të ADN-ve të njerëzve, përdoren në mënyrë anonime për hulumtime mjekësore.

Natyrisht ekzistojnë edhe kritikët e një projekti të tillë. Disa thonë se informatat e marra mund të shkaktojnë ankth te njerëzit te të cilët zbulohet se janë në rrezik të lartë për sëmundje të caktuara.

Por, estonezët edhe për këtë kanë menduar, prandaj i lënë që njerëzit vet të zgjedhin se a dëshirojnë t’iu dërgohen këto analiza./Insajderi.com.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *