Amniocenteza apo Testi NIFTY, cila procedurë është më e sigurtë

2019-03-14 në ora 16:46

Që në javët e para të shtatzënisë çdo nënë e ardhshme ballafaqohet me teste të ndryshme prenatale, të cilat hulumtojnë nëse ka te fëmija ndonjë parregullsi kromozomale.

Amniocenteza në të kaluarën ka qenë vendimi i parë i çdo shtatzëne, që ka dashur të jetë plotësisht e sigurtë sa i përket shëndetit të fëmijës së saj, megjithatë viteve të fundit çdo herë e më shumë shtatzëna për të shmangur rreziqet e panevojshme, vendosin për testin joinvaziv prental Nifty.

Amniocenteza në të vërtetë është veprim invaziv, i cili realizohet përmes sondës me ultrazë. Me gjilpërë veprohet në mitrën e nënës së ardhshme dhe merret përafërsisht 15-20 ml ujë të frytit, i nevojshëm për analizë. Kërkesa për natyrën e veprimit të amniocentezës në vete bartë rreziqe të caktuara, me të cilat ballafaqohet shtatzëna gjatë shtatzënisë apo lindjes, e disa prej rreziqeve janë aborti, gjakderdhja apo infeksioni.

Mu për shkak të papërshtatshmërisë së veprimit dhe rrezikut që bartë në vete amniocenteza, çdo herë e më shumë prindër të ardhshëm vendosin për testin prenatal Nifty.

(Për të mësuar më shumë për komplikimet e shtatzënisë Klikoni KËTU)

Testi Nifty për dallim nga amniocenteza, është test joinvaziv, që do të thotë që nuk kërkon hyrjen në trupin e shtatzënës dhe nuk sjell rreziqe shtesë për shtatzënën apo foshnjën. Testi kryhet thjesht, kryesisht me ekzaminime laboratorike me marrjen e 10 ml gjak nga damari i shtatzënës, që më pas dërgohet për analizë.

Gjatë shtatzënisë vetë ADN-ja e frytit nga placenta qarkullon nëpër damarët e nënës, kështu që lehtë mund të vijmë deri te ADN-ja e frytit nga gjaku i nënës. Kontrollimin e gjendjes shëndetësore të foshnjës e kryejmë duke bërë analizën e ADN-së së lirë të frytit dhe zbulojmë prezencën e numrit të madh apo të vogël të kromozomeve, me këtë metodë gjithashtu mund të përcaktojmë edhe gjininë e foshnjës.

Përparësia e testit Nifty për dallim nga amniocenteza që mund ta bëjmë në mes të javës së 15-20 të shtatzënisë, ky mund të bëhet në javën e 10-të të shtatzënisë dhe tutje. Gjithashtu koha e marrjes së rezultateve të testit Nifty është nga 6-8 ditë, derisa për rezultatet e amniocentezës mund të presim deri në 3 javë.

Testi Nifty është gjithashtu më i besueshëm sa i përket matje së translucencës nukalenuhalne dhe testit standard të dyfishë (Double test), shkalla e rezultatit të rrejshëm pozitiv është më e vogël se 0,05%, ndërsa shkalla e zbulimi të sindromës Down është më e madhe se 99%. Testi Nifty është lider në botë sa i përket testeve joinvazive prenatale, atë e rekomandojnë shtatzënat e kënaqura, nënat, si dhe mjekët në më shumë se 60 vende të botës.

 

                                                  AMNIOCENTEZA                              TESTI NIFTY

Besueshmëria:                                100%                                               <99%

Rreziqet:                            Aborti, lindja e parakohshme,            S’KA rrezik

                                        gjakderdhja, infeksionet

Rezultati:                            brenda 2-3 javëve                           brenda 6-8 ditë

Realizimi i testit:                 prej 15.-20 javë                           nga 10 javë e tutje

Gjinia e foshnjës:                                  PO                                             PO

Veprimi:                          Me gjilpërë në mitër                    Mostra e gjakut të nënës

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *