Një fotografi e një ambulance duke transportuar birra në Fushë Kosovë është shpërndarë dje në rrjetet sociale.
Nga fotografia është e vështirë të identifikohet se kujt i përket ambulanca, por megjithatë kjo nuk është e Qendrës Mjekësore Urgjente të Prishtinës, raporton Gazeta Shneta.
Këtë e ka konfirmuar drejtori i QMU-së, Bujar Gashi.
“Ne i kemi ambulancat me ngjyra dhe shumica kanë mbishkrimin e Qendrës. Nuk e di kujt i përket kjo, por kishte me qenë mirë me u identifiku dhe mos me u përgjithësu edhe ambulancat tjera”, ka deklaruar Gashi.
Gazeta Shneta do të bëjë përpjekje për të identifikuar këtë ambulancë.