Një ditë e vështirë mund të ketë qenë për një qytetarë të sëmurë në kryeqytet.
Kjo për shkakun se Ambulanca nuk i ka mbërritur me kohë për ta trajtuar atë, shkruan Gazeta Shneta.
Siç shihet në një video të dërguar nga një lexues, Ambulanca e Qendrës së Urgjencës në Prishtinë, është bllokuar në komunikacion.
Ndihma e shpejtë është ngadalësuar në kolonë në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet.
Madje siç shihet edhe në video, as shoferët nuk ia lirojnë rrugën për të kaluar më shpejt.
Zyrtarët e Qendrës së Urgjencës disa herë kanë deklaruar se për shkak të komunikacionit të mbingarkuar, vonohen në destinacionin e tyre. /Gazeta Shneta/