Aloe vera është një bimë që posedon fleta të trasha, të mbushura me një gjel të veçantë. Ajo jeton në gjithë botën, dhe shumë njerëz e rrisin edhe në shtëpitë e tyre.
Gjeli i aloe verës është i freskët dhe i butë kur aplikohet në lëkurë, prandaj edhe përdoret për të trajtuar plagët ose djegiet e lëkurës.
Aloe Vera është përdorur që nga kohët e lashta të njerëzimit, për shkak të përmbajtjes shëruese që ka. Por, kjo bimë shëruese ka edhe një përfitim tjetër përpos këtyre. Ajo forcon flokët dhe e bën skalpin më të shëndetshëm.
Cilat janë përfitimet e Aloe Verës për flokët tuaja?
- Qetëson irritimin e skalpit, gjë që nënkupton, edhe largimin e zbokthit
- Pastron thellësisht flokët e yndyrosura, duke i kthyer në një balancë me trupin e shëndetshëm
- Forcon dhe ripërtrin flokët e dëmtuara
- Ndikon në shtimin e rritjes së flokëve të humbura
- Parandalon rënjen e flokëve.
Si ta përdorni?
Merreni një fletë të Aloe Verës, ndajeni në dy pjesë horizontale, dhe me ndihmën e lugës nxerreni gjelin me ngjyrë të bardhë.
Me anë të gishtërinjëve shpërndajeni në gjithë kokën tuaj, pastaj përgjatë flokëve.
Mbajeni si një lloj maske për rreth 40 minuta, dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë. /Gazeta Shneta/