Modelja e njohur shqiptare Almeda Abazi është bërë nënë e një djali.
Ajo dhe bashkëshorti i saj me prejardhje turke Tolgahan Sayisman, e pagëzuan djalin e tyre me emrin Efehan.
Ndjekësit e Almedës i shtruan pyetje të ndryshme nënës së re për përvojën e saj në shtatzëni. Një nga këto pyetje është edhe për humbjen e peshës dhe modelja nuk ka hezituar të tregoj se sa kilogram i kishte shtuar.
“Shtova 16kg gjatë shtatzënisë dhe humba 8 kg mbas lindjes por vetëm duke dhënë gji, nuk kam filluar akoma me dietën dhe fitnes”, ka treguar Almeda. /Gazeta Shneta/