Super-modelja shqiptare, Almeda Abazi, nuk po i rri vendi-vend. Disa ditë më parë ajo i bëri një vizitë të shpejtë vendlindjes, Tiranë, për t’u kthyer më pas në Stamboll.
Dje e festoi ditëlindjen e saj me shoqëri, ndërsa sot sërisht ka marrë rrugë, kësaj here edhe me larg.
Almeda, përmes disa fotografive të postuara në Instagram, ka treguar se bashkë me burrin e saj, aktorin e famshëm turk, kanë udhëtuar për në kryqytetin italian, Romë.
Almeda ka postuar fotografi nga qendra e Romës, duke u dërguar fansave të saj dashuri në ditën e të dashuruarve. Ajo shihet duke i dhënë një puthje romantike burrit të saj.
E, udhëtimet e shpeshta për Almedën në këtë kohë nuk janë të preferuara. Ajo është në muajin e shtatë të shtatzënisë, çka përmbën rrezik për beben fluturimet e shpeshta.
Kjo është vetëm një tjetër rregull e thyer e shtatzënisë nga Almeda, e cila ditë më parë u pa duke vozitur makinën me telefon në dorë. Urojmë që shtatzënia t’i mbyllet mbarë e mirë!