Modelja nga Tirana, Almeda Abazi, mori një nga befasitë më të mira për Shën Valentin, nga bashkëshorti i saj, aktori i famshëm turk, Tolgahan Sayisman.
Ky i fundit e befasoi modelen me një udhëtim në Romë, atje ku kaluan momente mjaft të mira në bazë të fotografive që modelja po poston në rrjete sociale.
E, në njërën nga fotografitë e postuara, Almeda shihet teksa shijon një akullore gjigante në shesh të Romës, me barkun e saj të fryrë. Lakmina në ushqim dhe oreksi i shtuar janë ‘simptoma’ standarde të shtatzënisë.
Ndryshe, Almeda ka shpeshtuar udhëtimet e saj me aeroplan. Edhe pse është në fundin e shtatzënisë, pas muajit të shtatë, ajo për pak ditë bëri dy udhëtime me aeroplan.
Së pari vizitoi vendlindjen, Tiranën dhe tanimë në udhëtimin në Itali. Kjo është shtatzënia e parë e modeles.