Aktorja dhe modelja shumë e dashur për publikun shqiptar, Almeda Abazi, është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe shumë shpejt do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, i cili do të jetë një djalë.
Herë pas here, ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram momente të ndryshme gjatë shtatzënisë dhe së bashku me bashkëshortin, Tolgahan Sayisman, kanë treguar se po e presin me padurim ardhjen në jetë të të voglit.
Tashmë kanë mbetur edhe shumë pak ditë nga pritja e ëmbël dhe aktorja publikuar për ndjekësit në Instastory një video ku tregon barkun e rrumbullakosur.
Ajo është kthyer në profil, teksa e përkëdhel me dorë barkun e saj para kamerës. Ajo poashtu ka vendosur edhe figura në barkun e saj.
Ndryshe, kjo është shtatzënia e parë e Almedës. Ajo do të bëhet me djalë.