Roma, është një nga vendet më të preferuara të prezantueses, Almeda Abazi.
Prezantuesja, aktorja e së fundmi edhe këngëtarja është surprizuar nga bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman për nder të Shën Valentinit.
Festën e të dashuruarve dyshja e kanë festuar në Romë të Italisë nga edhe Abazi solli disa pamje në rrjetet sociale.
“Vendi im i preferuar, prej Romës me dashuri”, është mbishkrimi që ia ka vënë fotos.
Almeda dhe Tolga janë të martuar që dy vite dhe së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë. /Lajmi.net/