Almeda Abazi, super-modelja shqiptare është duke kaluar muajin e saj të fundit si shtatzënë dhe duket se po e shijon mjaft shumë këtë periudhë.
Modelja po poston vazhdimisht fotografi të barkut të saj të fryrë në rrjetet sociale, duke treguar se lindja ka afruar.
Por, duket se Almeda nuk po iu kushton shumë rëndësi këshillave rreth shtatzënive të shëndetshme.
Pas disa udhëtimeve rresht me avion, ajo tani ka bërë një tjetër gjest që nuk preferohet në shtatzëni.
Almeda i është nënshtruar një ndërhyrje në fytyrë, për të larguar aknet. Kjo nuk preferohet aspak në shtatzëni pasi mund të ndikojë te bebi.
Ndryshe, kjo është shtatzënia e parë e modeles shqiptare.