Pak dihet për jetën private të moderatores së njohur shqiptare, Alketa Vejsiu.
Ajo çfarë dihet është se ajo ka dy fëmijë, të cilët ka preferuar të mos u publikojë fotografi shpesh. Madje, kur ka publikuar ndonjëherë fotografi me ta, ua ka fshehur fytyrën.
Megjithatë, sot, për herë të parë, ajo ka vendosur t’i prezantojë fëmijët e saj në TV Klan, në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.
Alketa e nisi emisionin duke u shprehur se është hera e parë që ata vijnë ta ndjekin dhe u dërgoi një puthje. Kamera i kapi për pak sekonda Nicole dhe Lionelin teksa ata përshëndetën mamin e tyre.
Alketa u shpreh se për shkak të punës në televizion nuk i kushton dot shumë kohë të vegjëlve e saj, por ajo i do shumë, ashtu siç do çdo fëmijë në Piter Pan./Xing.al