Rritja e një fëmije me shëndet të plotë dhe imunitet të lartë është një sfidë e përditshme për çdo nënë.
Por, prezantuesja Alketa Vejsiu në emisionin “Në kurthin e Piter Panit” ka treguar sekretin e të rriturit fëmijë të shëndetshëm.
Pasi e ftuara e mbrëmjes, këngëtarja Xhensila Myrtezaj pranoi se në qoftë se do e ketë mundësinë do e ushqej fëmijën e saj me qumësht gjiri, Alketa e përkrahu dhe pranoi se ajo e ka bërë një gjë të tillë tek të dy fëmijët.
“Unë i kam ushqyer me qumësht gjiri të dy fëmijët e mi, nga 12 muaj secili, ua këshilloj të gjitha nënave sepse është mënyra më e mirë për të rritur fëmijë të shëndetshëm”- ka thënë Alketa.