Qumështi është sinonimi i ushqimit tek foshnjat.
Ndërsa gji dhënia është e sigurt dhe përshtatet me foshnjat, qumështi i lopës mund të shkaktojë reaksione alergjike. Një gjendje e tillë njihet si alergji e qumështit, e cila është mjaft e zakonshme për foshnjat, transmeton Gazeta Shneta.
Alergjia e qumështit është gjendja kur sistemi imunitar i trupit gabon proteinën e qumështit për të qenë një patogjen dhe e sulmon atë. Meqenëse sistemi imunitar sillet në mbrojtje, ashtu si kur lufton një patogjen, trupi shfaq simptoma të një sëmundjeje.
Simptomat shfaqen disa minuta, eventualisht deri në disa orë pas konsumimit të qumështit ose produkteve të qumështit.
Foshnja me alergji të qumështit do të shfaqë simptoma, si: skuqje lëkure, fryerje të fytyrës, kollitje, rrjedhje e hundës, vjellje, diarrea dhe kolik.
Megjithatë, për mënjanimin e shfaqjes së këtyre simptomave ekzistojnë edhe disa mënyra, të cilat do t’i ndiqni më poshtë.
Antihistaminat: Këto ilaçe kufizojnë simptomat e alergjisë së qumështit, të ngjashme, si: ënjtjet, hundët e lëngshme dhe dhimbjet abdominale. Nuk kuron alergjinë e qumështit, por vetëm ndihmon në mbajtjen e simptomave nën kontroll.
Epinefrina: E quajtur edhe adrenalin, epinefrina është hormon që kontrollon një goditje anafilaktike. Ajo administrohet nëpërmjet një auto-injektuesve kur një fëmijë mban anafilaksinë.
Shmangia e qumështit nga nëna: Në rastin e foshnjave që janë në gji, një nënë mund të marrë në konsideratë shmangien e të ushqyerit me qumësht tjetër për sa kohë që foshnja e saj mbështetet në gji./Gazeta Shneta/