Punëtorët e pastrimit dhe mirëmbajtjes së oborrit të QKUK-së kanë alarmuar sot pasi dyshuan për një varrezë me eshtra njeriu afër Klinikës së Pediatrisë.
Zyrtarët e SHSKUK-së kanë ftuar menjëherë Policinë e Kosovës dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i forenzikës, shkruan Gazeta Shneta.
“Punëtorët e pastrimit dhe mirëmbajtjes së oborrit gjatë pastrimit dhe prerjes së barit kanë dyshuar në një varrezë afër objektit të Psikiatrisë së Fëmijëve”, ka deklaruar Zyra për Media e SHSKUK-së.
Megjithatë, aty nuk u gjetën eshtra njeriu por mbetjet e një qeni i cili ishte groposur aty.
“Përmes kompanisë së sigurimit fizik është njoftuar Policia dhe pasi kanë ardhë ekipet e forenzikës është konstatuar se bëhet fjalë për një qenë të groposur e jo diçka tjetër”, ka deklaruar Zyra për Media e SHSKUK-së. /Gazeta Shneta/