Miliona njerëz në gjithë botën mund të jenë në rrezik nëse hakerët vihen në aksion për t’i sulmuar pajisjet mjekësore si bateritë e zemrës apo pompat e insulinës, kanë paralajmëruar ekspertët.
Pajisjet me ‘ëireless’ në spitale kanë probleme me sigurinë për shkak se janë të pambrojtura ndaj sulmeve, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Një studim ka alarmuar se vetëm në ‘pace maker’ mund jenë mbi 8 mijë mënyra për t’u hakuar.
Në krejt botën llogaritet të jenë mbi 3 milionë njerëz që kanë këtë lloj pajisje, e cila në shumicën e rasteve i mban gjallë.
Rreth 83 për qind e prodhuesve të baterisë së zemrës nuk kanë ndërmarrë asgjë për t’i siguruar nga sulmet kibernetike. /Gazeta Shneta/