Kemi dëgjuar shpesh nënat tona që na thonë lyeni bebat me të verdhë veze, me mjaltë apo me vaj ulliri, por ne na vjen për të qeshur dhe vrapojmë të blejmë kremërat e vajërat më të shtrenjtë.
Por mesa duket gjyshet dhe mamatë tonë nuk e kanë gabim, duke pasur parasysh studimet që tregojnë se produktet bio janë gjithmonë të besueshme, ndërkohë që kremërat kanë përmbajtje tokstike, konservues, etj,etj.
Mediat italiane kanë publikuar të dhëna se shumica e kremërave të fëmijëve dhe ato të firmave të njohurave kanë përmbajtje tokstike dhe janë të dëmshëm për lëkurën e tyre. Shumë kremëra anti-skuqje për bebet përmbajnë një konservant që quhet, phenoxyethanolo, i cili ka efekte toksike për riprodhimin dhe zhvillimin.
Këto kremra kozmetikë të dedikuar për beba shum të vegjël duhet të jenë të sigurt, dhe aq më tepër se përdoren në një zonë tejet delikate të trupit të foshnjave, p.sh pranë organeve gjenitale të fëmijëve.
Nëntorin e kaluar, Agjencia Kombëtare Franceze për Sigurinë e Produkteve të Mjekësisë dhe Shëndetit (Ansm), ka kërkuar që të mos përdorin phenoxyethanolo në produktet që janë aplikuar në zonat intime të bebave dhe të reduktohet përqendrimi i saj nga 1% deri ne 0.4%, në të gjitha kozmetikat e tjera.
Phenoxyethanolo është një ruajtës i përdorur gjerësisht në kozmetikë, por për një kohë të gjatë është parë si i dëmshëm për efektet e saj të mundshme toksike për riprodhimin dhe zhvillimin.
Dyshimet duken më të arsyeshme, nëse ANSM nxori rekomandimin që të mos përdoret përbërësi në kozmetikën e destinuara për fëmijët nën tre vjeç.
Në pritje që autoritetet evropiane të vazhdojë punën për një rivlerësim të rrezikut si masë paraprake duhet të shmangim, në parim, markat që përdorin këtë ruajtës.