Gjatë dëgjimit të seancës ku po shpallej aktvendimi për të, i akuzuari çoi një gllënjkë dhe i tha gjykatësit: Kam pirë helm!
I akuzuari për krime lufte, Slobodan Praljak, piu helm në Tribunalin e Hagës pasi u shpall fajtor për krime lufte.
Praljak u dënua me 20 vjet burg për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve në Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Praljak është njëri nga gjashtë ish-liderët politikë e ushtarakë boshnjakë dhe kroatë, të akuzuar nga Tribunali i Hagës.
Gjykata ka suspenduar seancën pas kësaj ngjarjeje. /express
https://www.youtube.com/watch?v=nDrXz0kaPlo