Eliza Dushku është shtatzënë. Aktorja me prejardhje shqiptare po pret fëmijën e parë me bashkëshortin e saj, biznesmenin 54-vjeçar Peter Plandijan.
Vetë Eliza e ka konfirmuar lajmin për US Weekly, ndërsa ajo madje është shfaqur me barkun e fryrë në një event me bashkëshortin, përcjell Gazeta Express.
Eliza dhe Peter janë martuar në një ceremoni private në gusht të vitit të kaluar.
Eliza Dushku është shqiptarja e parë që arriti të fitojë famën ndërkombëtare, me rolet në serialin shumë të shikuar ‘Buffy the Vampire Slayer’, ‘Wrond Turn’ e ‘Bring it on’.