Gati çdo e treta lindje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryehet përmes ndërhyrjes kirurgjikale.
Prerja cezariane është bërë një nga metodat më të përhapura të lindjes, shumë më shumë sec mund të mendoni, shkruan Gazeta Shneta.
E në mesin e nënave që kryejnë lindjen në këtë metodë, pa dyshim se hynë edhe ato që janë fytyra publike. E disa nga këto të fundit nuk e kanë fare bezdi që të flasin hapur rreth kësaj çështjeje.
Duke u nisur nga përvoja fillestare deri tek procesi i rikuperimit, shumë nga këto fytyra publike janë hapur me botën; kjo qasje mandje mund të normalizojë procedurën e tillë të lindjes, por edhe të ngrisë vëmendjen rreth shtatzënise dhe përkrahjes së shtatzënave u duhet.
E një nga këto fytyra që nuk heziton të flasë hapur për tema kontraverse është aktorja Amy Schumer.
Ajo është bërë nënë para pak muajsh dhe duket se sensi i saj I humorit vetëm se është bërë më I mirë pas lindjes.
Në një fotografi të lezetshme ajo ka publikuar prerjen cezariane nën stomak të cilën e ka pikturuar në një formë fytyre me buzëqeshje.
Ajo shenjë është ajo që e bërëi nënë andaj kjo është dicka që me të vërtetë ia vlen të buzëqeshësh./GazetaShneta/