Aktori i njohur bëhet baba, publikon një fotografi të vogëlushit dhe tregon emrin e tij

2018-09-04 në ora 18:49

Pas një historie dashurie shtatë vjeçare dhe pritjes nëntë mujore, aktori Visjan Ukcenaj dhe regjisorja Jona Xhelilaj janë bërë për herë të parë prindër.

Bashkëshortja e Ukcenaj ka sjellë në jetë djalin e tyre mbrëmjen e djeshme dhe si ajo, dhe djali i tyre gëzojnë shëndet të plotë.

Lajmin e bukur të ardhjes në jetë të vogëlushit Visjani e dha vetë mëngjesin e nëpërmjet një postimi të ndjerë në profilin e tij në Instagram.

“Mbrëmë Jona solli në jetë djalin tonë. Zoti na bekoi me një engjëll. Jam i lumtur që e ndaj dhe me ju gëzimin më të madh të jetës. Këtë gëzim që asnjë prind nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Këtë gëzim që i jep kuptim jetës”, shkruante Visjani krahas fotos së ëmbël të vogëlushit.

Madje në një prononcim për “revistawho.com” Visjani ka zbuluar edhe emrin e veçantë të vogëlushit. Ata e kanë pagëzuar djalin e tyre me emrin Divin, i cili vjen nga frëngjishtja dhe do të thotë hyjnor.

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *