Aktiviteti i shtuar fizik është shumë i rëndësishëm tek personat që vuajnë nga sëmundja kronike e veshkave dhe mund t’ua zgjasë jetën, thonë studiuesit e një universiteti amerikan.
Shumë persona që vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave vdesin tepër herët, por jo aq për shkak të kësaj sëmundjeje, sa për shkak se nuk janë fizikisht aktivë. Në studimin e ri kanë marrë pjesë 15.368 amerikanë të rritur, nga të cilët 5.9 për qind kishin sëmundje kronike të veshkave.
Pasi janë përgjigjur në pyetjet nga pyetësori rreth shpeshtisë dhe intensitetit të aktiviteteve fizike, pjesëmarrësit janë ndarë në joaktivë, jo mjaftueshëm aktivë dhe aktivë. Pas kësaj, studiuesit i kanë përcjellë ata gjatë një periudhe mes 7 dhe nëntë vjetëve.
Studiuesit kanë zbuluar se 28 për qind e personave me sëmundje kronike të veshkave janë joaktivë në krahasim me vetëm 13.5 për qind të personave që nuk kanë sëmundje të veshkave. Rreth 56 për qind e personave me sëmundje kronike ishin aktivë dhe jo mjaftueshëm aktivë, kështu që është treguar se kanë 42 për qind mundësi që gjatë studimit të vdesin.
Një dobi nga ushtrimet është vërejtur edhe tek njerëzit që nuk kanë pasur sëmundje të veshkave.Këto të dhëna tregojnë në atë se aktiviteti i shtuar fizik mund të ketë veprim pozitiv në mbijetesën tek personat që vuajnë nga sëmundja kronike e veshkave, kanë deklaruar autorët e studimit.
Kjo është posaçërisht e rëndësishme për shkak se shumica e njerëzve në fazën e tretë të sëmundjes kronike të veshkave vdesin para se vetë sëmundja të arrijë fazën e fundit”, kanë sqaruar ata.