Një aksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ose më saktë në udhëkryqin e parkut të Taukbahqes.
Një shofer ka humbur kontrollin e veturës duke goditur rrethojat e parkut dhe më pastaj edhe një pemë. Në veturë ka qenë vetëm shoferi i cili ka pësuar lëndime, me ç’rast i është dhënë ndihma nga Urgjenca e Prishtinës dhe është dërguar për në Emergjencë të QKU-së, shkruan Gazeta Shneta.
Pema e rrëzuar nga vetura ka shkaktuar dëme materiale pasi ka rënë mbi një bager i cili gjendej i parkuar aty afër, ndërsa degë të saj kanë rënë edhe në rrugë. Policia gjendet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. /Gazeta Shneta/