Një veturë ka dalur nga korsia në Kodrën e Trimave në Prishtinë duke goditur këmbësorët që ishin në stacion.
Sipas dëshmitarëve të rastit, tre këmbësorë që ishin në stacion u lënduan dhe njëra nga ta ishte një grua shtatzënë, raporton Gazeta Express.
Në mesin e këmbësorëve janë dy burra dhe një grua shtatëzënë, derisa aksidenti ka ndodhur 100 metra larg stacionit nr.3 të Policisë së Kosovës në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
Derisa pamjet nga terreni tregojnë se policia dhe mjetet e ambulantës janë në vendin e ngjarjes.