Ka vdekur një një person në rrugën Pejë-Radavc ndërsa dy të tjera janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Siç raporton Insajderi, këtë lajm e ka konfirmuar Driton Rugova, zyrtar për rajonin e Pejës. Në këtë aksident janë të përfshirë tri vetura derisa një grua ka pësuar lëndime trupore.
“Po një aksident ka ndodh rreth orës 18:00 ku një grua ka ndërruar jetë ndërsa dy të tjera janë në gjendje të rëndë të cilat janë dërguar për ndihmë mjekësore. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion”, thotë Rugova./Insajderi/