Ajova, një nga shtetet amerikane, ka miratuar projektligje për abortin, të cilët parashohin ndalimin e aborteve që nga momenti kur dëgjohen të rrahurat e para të zemrës së fetusit, raporton BBC.
Ligjvënësit Republikanë e kanë votuar projektligjin, i cili tash pret nënshkrimin e guvernatorit.
Nëse ligji hynë në fuqi, atëherë sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, ai konsiderohet si ligji me kufizues për të drejtat e grave në abort në gjithë SHBA-në.
Sipas kritikëve në SHBA një ligj i tillë nxit abortet ilegale./Telegrafi/