Telefonat e mençur dhe tabletët po fajësohen për rritjen e numrit të fëmijëve të prekur nga morrat.
Këtë e ka konfirmuar edhe një studim së fundmi, i kryer në Universitetin e Berlinit, i cili po pohon se fëmijët që posedojnë telefona janë dy here më të ekspozuar ndaj morrave, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo, ngase nga kultimi i kulturës së fotografisë ‘selfie’, po bashkon kokat e fëmijëve, që rrjedhimisht po mundëson edhe depërtimin e morrave nga një kokë në tjetrën.
Meqenëse nuk ekziston ndonjë mënyrë konkrete për parandalmin e shpërndarjes së morrave, Michael Lawless nga Klinika Austaliane theksoi se ndërgjegjësimi i prindërve është çelësi i menjanimit të tyre.
Lawless sugjerojë që fëmijët të mos ndajnë kapelet e tyre me fëmijë të tjerë, për ta parandaluar shpërndarjen e këtyre insekteve.
“Prindërit duhet të përgatiten duke kontrolluar rregullisht kokën e fëmijës së tyre, pasi vetëm rreth 30 përqind e njerëzve në të vërtetë u shkaktohet kruarje koke pa ndonjë arsye,” tha ai./Gazeta Shneta/