Pas kësaj ngjarje dramatike, nusja tha se reagimi i shpejtë i bashkëshortit të saj dhe veprimi vetëmohues ishin disa nga arsyet që ra në dashuri me të në shikim të parë.
Një fotografi e dasmës mori një kthesë dramatike kur dhëndri kërceu në një lumë për të shpëtuar një djalë që po mbytej.
Clayton dhe Brittany Cook ishin duke bërë foto në afërsi të një ure në parkun e Ontarios në Kanada, kur dhëndri vërejti një djalë që po kërkonte ndihmë poshtë urës.
Pa menduar dy herë Clayton kërceu në lumë dhe e ndihmoi që të dilte në breg.
Dhe fotografja e dasmës kapi të gjithë këtë në formë të filmit me imazhe.
“Fytyra e tij ishte nën ujë dhe po luftonte që të dilte me shumë forcë.
“Për fat të mirë, ai ishte vetëm një djalë i vogël … dhe unë sinqerisht vetëm lloj shprese e ngriti atë lart.” Clayton tha për CTV News shkruan Kidspot,transmeton Gazeta Shneta.
Clayton tha se djaloshi duket se ishte futur së bashku me një nga miqtë e tij.
Pasi u shpëtua, djali dukej mirë dhe shkoi me vëllain e tij të madh.
Fotografja e dasmës Darren Hatt tha se reagimi i dhëndërit ishte aq i shpejtë, sa mezi kishte kohë për të kapur pamjet.
Brittani tha se të menduarit e shpejtë dhe veprimi vetëmohues i burrit të saj ishin vetëm disa nga arsyet që ra në dashuri me të në shikim të parë.
Ajo tha për CTV se : “Kjo është Clay im kjo është diçka që ai thjesht do ta bëjë instiktivisht.”