Afër 17 mijë pacientë kërkuan ndihmë, 22 ndërruan jetë në Spitalin e Pejës

2019-03-14 në ora 16:23

Rreth 16,829 pacientë janë vizituar gjatë muajit shkurt 2019 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Mbi 11 mijë pacientë kanë qenë nga Komuna e Pejës, 2,079 nga Komuna e Istogut, 1,602 nga Komuna e Deçanit dhe Junikut, dhe 1,364 nga Komuna e Klinës.

Sa i përket numrit të të shtrirëve kanë qenë 1,197 pacientë. Ndërsa sipas statistikave të publikuara nga ky spital, 22 pacientë kanë ndërruar jetë, shkruan Gazeta Shneta.

Analiza kanë kryer 6,643 persona, ndërsa 258 operime janë kryer gjatë muajit shkurtit. 179 persona kanë dhuruar 82,450 ml gjak.

65 djem dhe 58 vajza kanë lindur gjatë këtij muaji në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ndërsa numri i të vdekurve ka qenë 22. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *