Këngëtarja Adelina Ismaili ka qenë e ftuar në emisionin “Kosovë Show”, ku ka folur për karrierën dhe jetën e saj private.
Adelina ka treguar se djali i saj Uliksi ka mbushur 1 vjet e 1 muaj, ndërsa ka thënë se nuk mund të përshkruaj kurrë dashurinë që ndjen ndaj tij.
Këngëtarja ka treguar tutje se djalin e ushqen me ushqime të ndryshme, por edhe me gji. Ajo thotë se nuk e ka problem ta ushqej fëmijën me gji. “Gjiri për këtë punë është, me ushqy fëmijën”, ka thënë ajo.
Adelina poashtu ka bërë të ditur se dëshiron të ketë ende fëmijë, ndonëse burri i saj Vali po i kërkon të mos ngutet. Më poshtë e gjeni videon e plotë të emisionit. /Gazeta Shneta/