Adelina Ismaili e ka prezantuar Uliksin edhe live nga ekrani.
Në programin e nisur sot në ekranin e RTSH-së, “Lart e poshtë”, me Eraldo Rexhon, Adelina ka përshëndetur publikun shqiptar me vogëlushin e saj.
Nga sa duket, këngëtarja është rikthyer shumë shpejt në formë, madje këtë e tregoi edhe një ditë më parë pasi postoi një foto me bikini ne plazh.
Përmes “Lart e poshtë”, Adelina u kërkoi fansave të qëndrojnë gati sepse shumë shpejtë ka një takim special me ta. Surpriza është shumë afër, kështu që deri atëherë, ylli i njohur i skenës vijon të shijojë mëmësinë me kohë të plotë.