Ylli i muzikës pop në Kosovë, Adelina Ismaili me në fund është bërë nënë.
Këngëtarja, e cila para disa ditëve është paraqitur edhe në një intervistë në media, është bërë nënë sonte rreth orës 20:00.
Një burim i ka thënë Gazetës Express se gjendja e nënës dhe bebes është e mirë.
Ndërkaq, i njëjti burim ka treguar se Adelina ka vendosur ta quaj djalin Uliks.