Shumicën e rasteve, gjakderdhja është një ndër simptomat e para të një aborti. Megjithatë, aborti mund të ndodh edhe pa pasur gjakderdhje, ose simptoma të tjera mund të shfaqen së pari.
Aborti është më i zakonshëm të ndodh brenda javëve të para të shtatzënisë dhe rreziku vazhdimisht bie ndërsa shtatzënia përparon.
Është e rëndësishme të mbani mend se simptomat e shtatzënisë ndryshojnë me kalimin e kohës. Këto ndryshime jo gjithmonë tregojnë një humbje të shtatzënisë.
Simptomat përtej gjakderdhjes
Disa gra nuk kanë simptoma të jashtme të humbjes së shtatzënisë. Kur aborti ndodh herët, një grua mund të ketë pak shenja, gjë që mund ta bëjë më të vështirë identifikimin e abortit.
Është normale të përjetosh ndryshime në shenjat e shtatëzanisë me kalimin e kohës, veçanërisht në kalimin nga tremujori i parë në atë të dytë. Këto ndryshime zakonisht nuk tregojnë humbjen e shtatzënisë.
Disa shenja paralajmëruese të abortit e që nuk përfshijnë gjakderdhje janë testet e shtatzënisë që tregojnë një rezultat negativ, vjellja ose diarrea dhe dhimbja e shpinës.