Pacientët që do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të rezonancës magnetike, a duhet të brengosen për ndonjë dëmtim gjenetik? Kjo është një pikëpyetje qe një kohë të gjatë, por është rishfaqur përsëri viteve të fundit.
Fatmirësisht, literatura e re gjeti shumë pak fakte për ta mbështetur teorinë që rezonanca magnetike (MRI) mund të shkaktoj dëmtime gjenetike, AuntMinnie, transmeton Gazeta Shneta.
Hulumtuesit rishikuan 10 studime, gjashtë nga të cilat janë publikuar në katër vitet e fundit. Përderisa dy studime raportuan për ngritje të dëmtimeve në ADN, të tjerat nuk i përkrahin këto zbulime.
Autorët erdhën në përfundim se nuk ka të dhëna të mjaftueshme që tregojnë se rezonanca magnetike mund të shkaktoj dëmtim gjenetik.
“Ne nuk mendojmë se është vërtetuar ndonjë rrezik”, tha njëri nga autorët, John Moulder, profesor në Medical College of Wisconsin.
Benefitet dhe rreziqet
Kur duhet të merret një vendim, nëse pacienti duhet ta kryej rezonancën magnetike (MRI) ose jo, benefitet e rezonancës magnetike e mposhtin bindshëm rrezikun – e sidomos kur e kemi parasyshë se ekzaminimi alternativ i rezonancës magnetike do të përdorë rrezatimin e jonizuar.
“Nëse jeni të brengosur për çfarëdo arsye se rezonanca magnetike kardiake mund të jetë kancerogjene, nëse e shikoni një pacient tipik kardiak, kanceri nuk është problem i tyre”, tha Moulder.
“Shumica e këtyre pacienteve janë duke u studiuar për shkak se kanë probleme serioze kardiake”, shtoi ai.
Por çka ndodhë me pacientët pediatrik, që mund t’i nënshtrohen disa herë rezonancës magnetike gjatë jetës së tyre? A nuk do të paraqiste problem më serioz?
“Edhe nëse efekti kancerogjen i rezonancës magnetike është i vërtetë, shumica e këtyre pacientëve kanë probleme që mund t’i mbysë shumë përpara se të vije koha që ata të brengosen për kancer”.
“Ne definitivisht nuk mendojmë se të dhënat që i kemi deri më tani janë të mjaftueshme që të sugjerojmë kujdes special për rezonancën magnetike. Nëse nuk ju duhet, dhe nëse ajo nuk ju ofron të dhëna të vlefshme mjekësore, mos e bëni. Nuk ka asgjë të re në lidhje me këtë”, përfundoi Moulder. /Gazeta Shneta/