Po, mundet, prandaj përkujdesuni që depresioni të jetë njëri nga problemet për të cilat do të këshilloheni me mjekun tuaj. Në rast se keni depresion nga të lehtë deri te ai i moderuar atëherë filloni me psikoterapi.
Në qoftë se depresioni ju parandalon që të bëni atë që duhet të bëni apo nëse ju bën të vuani, atëherë duhet të filloni që të merrni medikamente antidepresive.
Edhe pse efektet negative të këtyre medikamenteve në foshnjën tuaj ende të palindur duket se janë fare të buta dhe komplikimet me serioze tejet të rralla, vendimi për marrjen e këtyre medikamenteve do të mvaret nga e kaluara e juaj dhe nga serioziteti i depresionit tuaj.
Mbani në mend se depresioni i patrajtuar përmban rreziqe serioze në vete, rreziqe të cilat vazhdojnë edhe pasi që foshnja të ketë lindur, duke ju bërë më të vështirë të keni lidhje të dashur me foshnjën tuaj, që të gëzoheni me të, që ti buzëqeshni, dhe duke ju shkurtuar gëzimin e të qenit nënë.
Të dhëna të reja rreth kësaj çështje arrijnë në mënyrë frekuente në literaturën medicinale. Mos ngurroni të flisni me mjekun tuaj. /Gazeta Shneta/