A është e mundur që fëmija të lind i lumtur apo i pakënaqur me ardhjen e tij në këtë botë.
Një nënë e tre fëmijëve, Trish Bragg, mendon se përbërja e foshnjës është e varur direkt nga natyra.
Duket sikur disa fëmijë kur të lindin bien nga ndonjë pemë e lartë, ndërsa të tjerët ndihen aq rehat sikur të jenë duke qëndruar në ndonjë oazë, transmeton Gazeta Shneta.
Shumë shkencëtarë dhe prindër do ta kishin këtë mendim.
Në anën tjetër një studiuese Lise Eliot, duke shpjeguar se si zhvillohet truri i fëmijëve gjatë pesë viteve të para të jetës, tregon se lumturia në fakt është diçka shpirtërore dhe nuk lind me njeriun.
Pra, një fëmijë kur të lind nuk mund të jetë as optimist apo pesimist, i turpshëm apo i guximshëm.
Pra, të gjitha këto, krijohen me kalimin e viteve, nëpërmjet interaksionit me njerëzit e tjerë, duke filluar me familjen pastaj edhe me rrethin e gjërë shoqërorë./Gazeta Shneta/