A ju bënë optimizmi të jetoni më gjatë?

2017-04-17 në ora 07:34

Një studim i Universitetit të Ilinoisit prej më shumë se 5100 njerëz zbuloi se ata që ishin më optimistë kishin dy herë më shumë gjasa të kishin gjendje më të mirë kardiovaskulare, duke u bazuar në kritere të tilla si niveli i kolesterolit dhe glukozës, aktiviteti fizik, presioni i gjakut dhe pesha shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Shneta.

Hulumtimi shfaq në pah se optimistët nuk presin vetëm që gjërat e mira të ndodhin, ata marrin masa aktive për t’i bërë ato të mundshme. Optimistët bëjnë jetë më të shëndetshme, sepse besojnë se do t’u sjellë dobi atyre.

Është hipotezuar se optimistët ndjejnë më pak negativitet dhe kështu prodhojnë më pak shpërthime të hormoneve të lidhura me stresin, të tilla si kortizoli dhe adrenalin që mund të rrisin presionin e gjakut.

Provoni të analizoni shpjegimet për atë që ndodh në mënyrë që përgjigja të mos ju bëjë juve fajtore. Nëse ju dështoni në këtë aspekt, vetëm shoqërohuni me një optimist, që gjithashtu ka efekt./Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *