Përgjigja është po është mjaft i rrezikshëm. Sistemi imunitar është më i dobët gjatë shtatzënisë, kështu që ju jeni më shumë të ndjeshëm nga sëmundja në përgjithësi. Dhe gripi mund të bëhet serioz shumë shpejt gjatë shtatzënisë dhe të komplikohet nga infeksionet si pneumonia.
Gratë shtatzëna me grip gjithashtu kanë gjasa më të mëdha të problemeve për zhvillimin e fëmijës së pa lindur, duke përfshirë lindjen e parakohshme apo probleme gjatë lindjes.
Sigurisht, shumë nëna që kanë gripin nuk kanë komplikacione. Por statistikisht, ju keni më shumë gjasa të keni një rast më të rëndë kur jeni shtatzënë, shkruan BabyCenter, transmeton Gazeta Shneta.
Kërkoni ndihmë mjekësore nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma:
Vështirësi frymëmarrjeje apo gulçim
Mukus i përgjakshëm
Dhimbje ose presion në gjoks ose bark
Konfuzion
Vjellje të forta ose të vazhdueshme
Nuk ndjen shumë lëvizje nga fëmija juaj
Ethe të larta./Gazeta Shneta/