Mamia e njohur Razije Musa ka treguar nëse foshnja rrezikohet nga lidhja e kërthizës në fyt.
Lexoni postimin e saj të plotë:
Kordoni umbilikal është gyp me gjatësi rreth gjysmë metri i cili e lidh beben me placentën.
Përmes saj bebja i mer të gjitha materiet që i duhen.
Shqetësimi i shumë nanave që më bëjnë pyetje është lidhja e kordonit rreth qafës.
Sipas Kolegjit të Obstetërve dhe Gjinekologëve të Mbretërisë së Bashkuar kordoni rreth qafës nuk është arsye për të cilën duhet të kryhet lindja me operacion, ju duhet të i’a besoni punën tuaj mjekëve dhe mamive.
Nuk ka nevojë për t’u alarmuar. Mos harroni se një bebe furnizohet me oksigjen nga nana përmes kordonit të kërthizës, jo nga ajri si ne të rriturit.
Mendohet se kordoni rreth qafës më shumë haset te gjinia mashkullore se ajo femërore por e rëndësishme është që ju të merni informatat e duhura nga mjeku që e përcjellë shtatëzaninë e të mos bazoheni në përvojat e të tjerëve.
Me dashuri, Razija