Uji nga rubineti në përgjithësi nuk ndalohet të pihet gjatë shtatzënisë.
Në vendet kur kontrollohet cilësia e këtij uji, rekomandohet të pihet edhe gjatë kohës kur ju jeni shtatzënë, shkruan BabyCenter, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa, nëse uji juaj vjen nga ndonjë furnizues privat, atëherë jeni përgjegjës për testimin dhe trajtimin e tij.
Gjithsesi, disa studime kanë sugjeruar se uji i pijshëm nga rubineti mund të sjellë rezultate negative për shtatzënat nëse është i ndotur apo jashtë normave që përcaktohet me standarde dhe ligje.
Megjithatë, edhe uji i ambalazhuar nuk është se ka ndonjë siguri të madhe.
Nëse doni të dini më shumë për cilësinë e ujit në Kosovë apo Shqipëri, duhet të drejtoheni te Institutet e Shëndetit Publik. /Gazeta Shneta/