Dr Virginia Beckett, një zëdhënëse e Kolegjit Mbretëror të Obstetërve dhe Gjinekologëve, tha se një grua mund të konceptojë në çdo kohë nëse ajo kryen marrëdhënie seksuale pa kontraceptive.
“Nëse një grua ka marrëdhënie seksuale pa përdorur kontracepcion, ajo mund të krijojë, gjatë ose pas menstruacioneve të saj,” tha ajo për The Sun Online, transmeton Gazeta Shneta.
Megjithatë, një studim supozon se marrëdhënia seksuale përgjatë periudhës së menstruacioneve shton shanset për konceptim.
“Nuk ka kohë krejtësisht të ‘sigurt’ të muajit që rekomandohet të kryhet marrëdhënie seksuale pa kontraceptivë, megjithatë ka raste gjatë ciklit menstrual të një gruaje kur ajo është më pjellore.”
Nikita Halil, shefe ekzekutive e bamirësisë së shëndetit seksual, FPA tha: “Nëse prezervativi përdoret sipas udhëzimeve atëherë ato janë 98 për qind efektive, që do të thotë se vetëm dy gra në çdo njëqind do të mbeten shtatzënë.”/Gazeta Shneta/