Ushqyerja me gji mund të jetë e dhimbshme, e lodhshme dhe për disa nëna të reja, logjikisht ose fizikisht e pamundur. Shumica e ekspertëve pajtohen se ushqyerja me gji është mënyra më e shëndetshme për të ushqyer të porsalindurit deri në muajin e 6. Bebet nuk janë të vetmet që përfitojnë nga ushqyerja me gji, sepse sipas hulumtimeve më të fundit shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se nënat gjithashtu përfitojnë shumë nga ky proces.
1. Zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit. Laktimi ul rrezikun e kancerit të gjirit me 7% dhe parandalon krijimin e qelizave kancerogjene.
2. Parandalon kancerin e vezoreve. Sipas të Melissa Bartick, M.D., asistent profesoreshë e mjekësisë në Cambridge Health Alliance në Kembrixh të Masaçusetsit, ushqyerja me gji redukton rrezikun e kancerit ovarian pasi gjidhënia ndihmon në krijimin e antitrupave kundër një proteine të gjetur në qelizat e kancerit ovarian.
3. Djeg kalori. Ushqyerja me gji djeg deri në 500 kalori në ditë dhe përmirëson metabolizmin.
4. Ul rrezikun e zhvillimit të diabetit të Tipit 2. Studimet tregojnë se ushqyerja me gji rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe përmirëson metabolizimin e glukozës.
5. Mban nën kontroll tensionin e gjakut (ul tension e lartë). Të njëjtat hormone që trupi përdor për të bërë qumësht, ulin dhe presionin e gjakut.
6. Zvogëlon rrezikun e atakut kardiak.
7. Përshpejton procesin e humbjes së peshës pas lindjes.
8. Lehtëson dhimbjet nëse femra ka lindur me operacion.
9. Ushqyerja ne gji redukton shanset për t’u prekur nga depresioni pas lindjes./TetovaSot/