Të dielën e 10 shtatorit, reperi Getoar Selimi i ka dhënë fund beqarisë duke u kurorëzuar me moderatoren Marina Vjollca.
Siç e do zakoni, çifti menjëherë pas dasmës udhëtojnë për në të ashtuquajturin ‘Muaj të mjaltit”, shkruan lajmi.net, transmeton Gazeta Shneta.
Por, e njëjta gjë nuk ndodhi edhe me Getin dhe Marinën, kjo për shkak të angazhimeve të Getit në muzikë.
Reperi ka postuar në rrjete sociale paralajmërimet në lidhje me koncertet ku është i ftuar të performojë, kurse duket se ‘muaji i mjaltit’ ka mbetur për disa ditë më vonë. /Gazeta Shneta/