Një studim i ri nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CCDC) zbulon se shumica e rasteve të koronavirusit janë të buta.
Këtu përjashtimisht bëjnë më të moshuarit dhe njerëzit që kanë kushte të tjera shëndetësore që rrezikojnë më shumë shkruan Medicalnewstoday.
Studiuesit analizuan gjithsej 72,314 regjistrime të pacientëve, të cilat përfshinin: “61.8% raste të konfirmuara, 22.4% raste të dyshuara, 4.6% raste të diagnostikuara klinikisht”, dhe “889 raste asimptomatike ose 1.2 %.
Nga numri i përgjithshëm i individëve me raste të konfirmuara, 80.9% thuhej se ishin raste “të buta” transmeton Gazeta Shneta.
Shumica e të rriturve të prekur ishin midis 30 dhe 79 vjeçe.
Studimi zbuloi gjithashtu se njerëzit me sëmundje kardiovaskulare ishin në rrezikun më të lartë të vdekjes nga koronavirusi, i ndjekur nga ata me diabet, sëmundje kronike të frymëmarrjes, hipertension dhe kancer.
Për më tepër, autorët vërejnë një “prirje rënëse në kurbën e përgjithshme të epidemive”.
Kurba e epidemisë tregoi se fillimi i simptomave “arriti kulmin rreth 23-26 janar, pastaj filloi të bjerë, duke arritur deri në 11 shkurt,” shkruajnë ata.
Ata shtojnë se kjo sugjeron “që ndoshta izolimi i qyteteve të tëra, transmetimi i informacionit kritik (p.sh. promovimi i larjes së duarve, veshja e maskave dhe kërkimi i përkujdesjes) me frekuencë të lartë përmes kanaleve të shumta, dhe mobilizimi i ekipeve është duke ndihmuar në frenimin e epidemisë. ” /Gazeta Shneta/