8 shenjat se jeni gati për të lindur

2019-07-09 në ora 18:00

Shumë gra shtatzëna pyeten se si është lindja, sa kohë do të marrë dhe si ta dijë nëse beba po vie njëmend apo është alarm i rremë. Është e vështirë të parashikosh përgjigjet për të gjitha këto pyetje, pasi që çdo lindje është e ndryshme, por duke e ditur se çfarë është lindja dhe cilat janë shenjat që duheni të kujdeseni, do të mundohemi të jepim të dhëna rreth kohës se kur jeni gati për të lindur.

Fëmija juaj bie poshtë

Nëse bëheni nënë për herë të parë, fëmija juaj zakonisht fillon të bjerë ose zbret në legenin tuaj, pak javë para lindjes (zakonisht rreth dy deri në katër javë). Në lindjet e mëvonshme kjo shpesh nuk nodhdë derisa të vie koha e lindjes.

Qafa e mitrës zgjerohet

Edhe qafa e mitrës po fillon të përgatitet për lindjen: ajo fillon të zgjerohet dhe të zbrazet në ditët ose javët para se të lindni.

Ju ndjeni dhimbje më shumë në shpinë

Sidomos nëse kjo nuk është shtatzania juaj e parë, ju mund të ndjeni ngërç dhe dhimbje në pjesën e prapme të shpinës dhe në ijet. Muskujt dhe nyjet tuaja shtrihen dhe zhvendosen në përgatitje për lindje.

Ju do të keni diarre

Ashtu si muskujt në mitër që janë të relaksuar dhe përgatitur për lindje, po ashtu janë edhe muskujt e tjerë në trupin tuaj – përfshirë ato në rektum dhe kjo mund të çojë në diarre.

Ju ndaloni të fitoni peshë (ose të humbni peshë)

Fitimi i peshës shpesh ndalet në fund të shtatzanisë. Disa nëna tregojnë se edhe kanë humbur disa kilogram në ditët e fundit të shtatzanisë së tyre. Kjo është normale dhe nuk do të ndikojë në peshën e lindjes së fëmijës tuaj.

Ndjeheni tepër e lodhur

Javët e fundit të shtatzanisë duken njësoj sikur tremujori i parë i shtatzanisë. Do të keni lodhje të mëdha dhe nuk do të mund të flini rehat.

Do të keni kontraktime më të shpeshta

Kontraktimet janë shenjat e hershme të shtatzanisë – përveç kur më nuk i keni. Ju do të ndjeni muskujt në mitër të shtrënguar në përgatitje për momentin e tyre të madh: duke e shtyrë fëmijën jashtë.

Ujërat do të thyhen

Një nga hsenjat përfundimtare të shtatzanisë që shumica e grave e përjetojnë dhe ndodh vetëm në rreth 15% të lindjeve është thyerja e ujërave./GazetaShneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *