Njerëzit shpenzojnë afërsisht një të tretën e jetës së tyre duke fjetur. Përkundër kësaj, gjumi ende mbetet një mister për shkak të mijëra studimeve që disa thonë se nuk preferohen orë të shumta të gjumit dhe shumë tjera që pohojnë të kundërtën.
Megjithatë, ne e dimë se gjumi është thellësisht i lidhur me mirëqenien, disponimin dhe shëndetin tone, transmeton Gazeta Shneta.
Një natë e kaluar me një gjum të parehatshëm do të thotë më shumë sesa thjesht të ndjerit pa energji në mëngjes. Në afat të shkurtër kjo mund të nënkuptojë performancë të dobët në punë ose në shkollë.
Por privimi kronik i gjumit mund të çojë në probleme serioze shëndetësore duke përfshirë rritjen e rrezikut të personit për sulme në zemër dhe vdekje të hershme, përcjellë “Parents”.
Por shumicën e kohës ne biem pre e disa “fakteve” që realisht janë gojëdhëna të përcjellura përgjatë viteve dhe nuk është se përmbajnë ndonjë të vërtetë.
Disa prej këtyre miteve përfshijnë këto:
- Shumë të rritur kanë nevojë vetëm për pesë orë ose më pak gjumë
- Shikimi i televizionit është një mënyrë e mirë për t’u çlodhur para shtratit
- Për sa i përket shëndetit tuaj, nuk ka rëndësi se çfarë dite të ditës që fle
- Dremitja me sytë e mbyllur është pothuajse aq e mirë sa të fjeturit
- Të jesh në gjendje të biesh në gjumë në çdo kohë dhe kudo është një shenjë e një sistemi të shëndetshëm të gjumit
- Alkooli para shtratit do të përmirësojë gjumin tuaj
- Truri dhe trupi juaj mund të mësojnë të funksionojnë po aq mirë sa më pak gjumë
- Megjithëse i bezdisshëm për partnerët, gërhitja me zë të lartë nuk është aq e dëmshme. /GazetaShneta/