Megjithëse ende të vegjël, imagjinata e fëmijëve është goxha e madhe. Pas moshës 2 vjeçare do t’iu rastisë ta vëreni se fëmiu juaj ka filluar të thot gjëra që nuk janë të vërteta, por mos u shqetësoni. Ekzistojnë arsye të shumta pse një dukuri e tillë ndodh.
Ja 8 arsyet përse fëmijët tuaj gënjejn:
Fëmijët e din çfarë është vetdijësimi. Ata e din shumë mirë që nëse e vërteta e një gabimi arrinë në veshin tuaj, do të ndëshkohen nga ju.
Fëmijët nuk dëshirojnë t’iu zhgënjejnë. Në raste të tilla, ata bëjn gënjeshtra të bardha për të mos humbur pëlqyeshmërinë tuaj dhe dashurinë.
Fëmijët fantazojnë. Shpesh herë ata fillojnë të tregojnë histori të ndryshme të cilat nuk janë reale, thjeshtë janë pjesë e imagjinatës së tyre.
Ata harrojnë shumicën e gjërave në përditshmëri. Për këtë arsye mund të ndodhë që të dëgjoni një gënjeshtër nga fëmiju, në vend të përgjigjjes që i keni kërkuar.
Gënjejnë për të qenë të sjellshëm. Ndodhë që gjyshja e fëmijut i dhuron një palë qorape, por në realitet atij/asaj i pëlqejn një palë të blera, dhe në këtë rast për të mos u dukur jo i sjellshëm, ai gënjen për t’i plotësuar qejfin gjyshes së tij.
Fëmijët e kanë të vështirë të marrin vendime. Në raste të tilla për t’u dukur të përgjegjshëm ata gënjejn në përgjigjjen e tyre.
Fëmijët gënjejn edhe veten duke shpikur norma dhe rregulla të shumta për të ngjasuar me nënën apo babain. /Gazeta Shneta/