Internet është i mbushur më miliona këshilla dhe sygjerime thuajse për gjithçka që na rrethon e kësaj nuk i ik as përkujdesi ndaj lëkurës.
Por realiteti është se këto këshilla shpesh janë disa të pavërteta që shpërndahen gjithëandej nëpër reklama, transmeton GazetaShneta.
“HealthLine” ka rendidur disa prej tyre:
- Aplikoni një masë të vogël të produktit: Ky mit ka filluar me reklamat për flokët ku një vajzë shihet duke aplikuar një pikë produkti në flokë. Nëse doni të keni efekt nga ai produkt, qoftë për flokë apo lëkurë ju duhet të përdorni më shumë masë se sa nga ajo që jeni mësuar të shihni.
- Gjithsesi ju duhet një toner fytyre: Jo çdokujt I duket një toner për fytyrë. Megjithëse është produkt që pastron fytyrëm tuaj, nuk është I domosdoshëm për të gjithë.
- Pecetat për heqjen e grimit janë më të mirat: Përkudnrazi, ato janë shumë të dëmshme nëse kei lëkurë të ndjeshme. Në vend të tyre mund të përdorni ujë të vakët dhe ta pastroni fytyrën lehtë me duart tuaja.
- Çmimi i lartë – produkti kualitet: Një tjetër gënjeshtër që s’duhet ta besoni.
- Mos e prekni fytyrën me duar: Nuk do e shkatërroni lëkurën po e prekët me duar. Mjafton të mos keni duar të papastra dhe të tentoni të prekni aknet apo ndonjë puçërr.
- Një rutinë e rregullt eviton çarjet në lëkurë: Sado të rregullta që jeni me rutinat e përkujdesit ndaj lëkurës, asnjëherë nuk mund të garandoni se lëkura do të jetë pa të meta. Sigurohuni të pini ujë dhe po ashtu të mos përdorni produkte që mund të ju bëjnë alergji seriozë.
- Nuk keni nevojë për një dermatolog: Nëse arrini të rregullni një gjendje të caktuar të lëkurës vetë atëherë bravo ju qoftë, por jo gjithmonë gjërat duhet t’i kontrolloni vetë./GazetaShneta/